Formula 1: Në Imola do të provohet një format i ri i provave zyrtare

Gomat në Formula 1 janë një faktor i rëndësishëm për fitimin e një gare. Ndaj Pirelli, kompania që furnizon të 10 skuadrat, ka kërkuar dhe fituar të drejtën e organizimit të një formati të ri kualifikimi të skuadrave në garën e Imola (Itali). Gjithsesi, do të jetë vetëm një test që do të përdoret në provat zyrtare.

Në çdo garë, Pirelli sjell për skuadrat 13 sete gomash, por në Imola do të sjellë vetëm 11 prej tyre. Pra dy më pak. Në Imola, çdo pilot do të ketë në dispozicion 3 set gomash të forta, 4 të mesme dhe 4 të buta. Ndërkohë që, zakonisht ata kanë 2 set me goma të forta, 3 të mesme dhe 8 të buta.

Ideja e Pirelli dhe që do të zbatohet në provat zyrtare të Imola është që pilotët të përdorin gomat e forta në sesionin e parë (ku janë të 20 pilotët); ato të mesme në sesionin e dytë (15 pilotët e kualifikuar) dhe ato të buta në sesionin e tretë (ku janë vetëm 10 pilotë).

Kjo pritet t’u japë më shumë mundësi për t’u kualifikuar skuadrave të vogla, që ndoshta s’janë shumë të shpejta por janë më të balancuara dhe me gomat e forta mund të duelojnë pë një pozicion më të mirë. Ndërkohë që, kjo do të sjellë më pak kosto për Pirelli, një menaxhim më i mirë i gomave dhe më pak ndotje në ambient.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share