Vendi i dytë që Lewis Hamilton arriti të dielën në garën e Spanjës ka rikthyer optimizimin te piloti britanik. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e makinës Mercedes, që në këtë garë ishte forca e dytë pas Red Bull, duke lënë pas Aston Martin e Ferrari.
“Jemi të kënaqur nga rezultati. Natyrisht që fitorja është objektivi kryesor, por ishim dy pilotë të Mercedes në podium (Russell u rendit i treti). Duket se risitë që kemi sjellë dhanë rezultatin e duhur, sidomos pas sa i përket degradimit të gomave, pasi i menaxhuam ato më mirë”, tha Hamilton.