Manchester City ka një mesatare prej 605 milionë euro
Te Manchester City janë investuar shuma të mëdha për përforcimin e grupit të futbollistëve dhe të paktën në këtë aspekt ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola mund ta quajmë kampionin e Europës.
Gjatë këtij sezoni mund të mburret me 11-shin titullar më të kushtueshëm në kontinent sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive. Mesatarisht formacioni fillestar i City vlen 605 milionë euro. Aty përllogaritet vlera e transferimit për çdo futbollist.
Më i kushtueshmi ka qenë ndaj Brighton, 726 milionë, ndërsa më i liri nëse mund ta quajmë kështu përballë Nottingham Forest, 538 milionë euro. Në vendin e dytë është Paris St-Germain me një mesatare 510 milionë euro për skuadrën titullare dhe në të tretin Manchester United me 480 milionë euro. Në top 10 gjysma janë ekipe anglezë, ndërsa ka edhe spanjollë, italian dhe gjerman.
Tv Klan