Itali / Forcat speciale parandalojnë pengmarrjen e anijes

Forcat ushtarake italiane ka parandaluar një pengmarrje të një anije mallrash turke nga disa emigrantë. Ngjarja ka ndodhur kur anija po lundronte në Gjirin e Napolit. Ishin 15 emigrantë të armatosur me thika, të cilët tentuan të marrin peng anijen.

Forcat speciale të marinës ushtarake italiane kanë ndërhyrë duke neutralizuar emigrantët. Operacioni special u zhvillua në Detin Tirren, në brigjet e Napolit. Marinsat italianë zbritën nga helikopterët për të neutralizuar grupin e emigrantëve që kishin sulmuar anijen Galata Seaways.

Anilja, e cila ishte nisur nga porti Topcular në Turqi më 7 Qershor, po udhëtonte drejt Francës në portin e Sete dhe ishte planifikuar të mbërrinte të shtunën.

Në pranga kanë rënë 5 persona të cilët janë kapur të armatosur me thika, ndërsa tre emigrantë do të hetohen në gjendje të lirë për armëmbajtje pa leje. Raportohet se emigrantët janë me origjinë siriane, afgane dhe irakiene.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share