Forcat izraelite sulmojnë Kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor – OKB dhe BE thirrje Izraelit t’i japë fund operacionit

FILE – A man sits on the rubble as others wander among debris of buildings that were targeted by Israeli airstrikes in Jabaliya refugee camp, northern Gaza Strip, Wednesday, Nov. 1, 2023. A new U.N. report paints a stark picture of the devastating collapsing Palestinian economy after a month of war and Israel’s near total siege of Gaza. (AP Photo/Abed Khaled, File)

Të paktën 18 persona janë vrarë që kur Izraeli përshkallëzoi sulmin e tij në ditën e dytë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Forcat izraelite vranë  komandantin e Batalionit Tulkarem, Mohamed Jaber, i njohur gjithashtu si Abu Shuja’a, dhe katër luftëtarë të tjerë palestinezë në një përleshje në kampin e refugjatëve Nur Shams.

Të vrarët ishin të fshehur brenda një xhamie në Tulkarm, pranë kufirit me Izraelin kur ndodhi sulmi. Trupat izraelite kontrolluan ambulancat në rrugët e shkreta të qytetit dhe përpara spitalit kryesor të Jeninit, duke bllokuar hyrjen për të parandaluar luftëtarët që të kërkonin strehim atje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka bërë thirrje Izraelit që të përfundojë menjëherë operacionin e tij .  Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja ndaj kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor për shkak të dhunës ndaj palestinezëve, teksa Uashingtoni i bëri thirrje aleatit të tij, Izraelit, që të bëjë më shumë përpjekje që përgjegjësit për dhunën të përballen me drejtësinë. Në listën e sanksioneve është përfshirë, Hashomer Yosh, një grup izraelit që mbështet vendbanime të paautorizuara të hebrenjve në Bregun Perëndimor.

Sanksionet u bënë publike në të njëjtën dikur kur Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor, ku u vranë të paktën nëntë luftëtarë palestinezë, pavarësisht se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar Izraelin që të mos e zgjerojë luftën që ka nisur në tetor në Gazë.

“Dhuna e kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor shkakton dhimbje të madhe njerëzore, dëmton sigurinë e Izraelit dhe minon mundësitë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, përmes një deklarate. Ndërkaq edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se operacioni i Izraelit në Bregun Perëndimor “nuk duhet të përbëjë premisa të zgjatjes së luftës “.

Izraeli thotë se Irani ofron armë dhe mbështetje për fraksionet militante atje dhe ka rritur operacionet e Bregut Perëndimor. Duke iu referuar sulmit të fundit të Bregut Perëndimor, ministri i jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha në një postim në X brenda natës: “Kjo është një luftë në çdo kuptim, dhe ne duhet ta fitojmë atë”. Ministri i Jashtëm izraelit bëri thirrje për evakuimin e përkohshëm të palestinezëve nga Bregu Perëndimor një vendim që u kritikua nga BE pasi kjo synon të nxisë paqëndrueshmëri dhe krizë në rajon. Ai akuzoi Iranin se punon për të destabilizuar Jordaninë dhe për të krijuar një front lindor kundër Izraelit, siç ka bërë në Gaza dhe në Liban.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share