Forcat e OKB-së në Liban paralajmërojnë “konflikt më të gjerë”

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Libanin jugor, UNIFIL tha se “potenciali për një llogaritje të gabuar që mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë po rritet”.

Gjithashtu ajo shtoi se granatimet dëmtuan një kullë vrojtimi në një nga pozicionet e saj të shtunën.

“Askush nuk u lëndua dhe burimi i zjarrit është nën hetim”, tha UNIFIL.

Ndër të tjera forca e OKB-së, theksoi se shënjestrimi i pozicioneve të saj “dhe çdo përdorim i afërsisë së pozicioneve tona për të nisur sulme” është i papranueshëm.

Hezbollahu, deklaroi se në një sulm lëshoi raketa Burkan (Vullkan), të cilat mbajnë qindra kilogramë eksploziv, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu u raportuan sulme ajrore izraelite.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share