Fon der Lajen: Idetë e funksionimit praktik të BE-së me mbi 30 anëtarë!

“MUAJIN E ARDHSHËM KE-ja PREZANTON IDETË NË PE, KiE”

Në Samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian konfirmuam përkushtimin tonë kolektiv për të ardhmen ku gjashtë partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor do të jenë pjesë e BE-së, por si do të funksionojë në praktikë BE-ja me mbi 30 vende, përgjigjen mund ta japim vetëm ne që jemi brenda unionit – ka deklaruar në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, Presidentja e KE-së, Ursula fon der Lajen.

“Tani duhet të ndërlidhemi në vendimin politik që e miratuam në Këshillin Evropian. Në përgatitjet për negociatat aderuese, nisëm procesin e skriningut dhe përpiluam kornizën negociuese. Ndërkohë, do të nisim të punojmë edhe me reformat tona, që të bëhemi gati për në BE me 30 plus vende – anëtare. Muajin e ardhshëm, Komisioni do t`i prezantojë idetë tona në Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së, para diskutimit të liderëve të organizuar nga presidenca belge”, tha Ursula fon der Lajen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fon der Lajen në fjalimin e saj ka potencuar se mësimi më I madh që është mësuar katër viteve të kaluara është se Evropa është e fuqishme vetëm kur është e bashkuar.

“Sapo ka nis viti global i zgjedhjeve. Është ora e demokracisë edhe këtu në Evropë. Dy lufta të përgjakshme vazhdojnë jashtë kufijve tonë. Vujatjet e njerëzve janë të mëdha, kurse pasojat ndjehen jashtë Ukrainës dhe Gazës. Pas krizave energjetike dhe të ushqimit që nisën nga Rusia, tani tregtia globale cënohet për shkak të terrorit të hutëve në Detin e Kuq”, tha Ursula fon der Lajen.

Presidentja e KE-së është prononcuar edhe rreth situatës me migrimin duke rikujtuar se pas thuajse dhjetë viteve debatesh dhe të ndasive, përfundimisht është arritur marrëveshja për paktin e ri për megrim dhe azil duke u bërë thirrje eurodeputetëve që ta miratojnë para skadimit të mandatit akual./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share