FMN-ja parashikon dimër të vështirë në RMV?!

FMN PARASHIKON 10% INFLACION – QEVERIA 5.6%

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron dimër të vështirë, të paktën dyfish më të vështirë se sa pritjet e Qeverisë, përcjellë KlanM. Në Raportin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, parashikon se Maqedonia e Veriut vitin do ta përfundojë me inflacion rreth 10%, që thuajse është dyfish më e lartë se projeksionet e Qeverisë që ishin vendosur në vetëm 5.6%.

FMN-ja në raportin e fundit thotë se inflacioni i lartë dhe shkallët e larta të interesit përbëjnë rrezik për rritjen globale ekonomike, që do të jetë dukshëm më i vogël nga parashikimet paraprake, kurse inflacioni deri më 2025 nuk do të kthehet në nivelin e dëshirueshëm.

FMN-ja parashikon se rritja e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut këtë vit do të arrijë 2.5%, që është një parashikimin optimist duke marrë parasysh se në tri muajt e para të vitit ekonomia e vendit u rrit për 2.1%, kurse në tremujaorin e dytë vetëm 1.1%.

Të rikujtojmë se kur Qeveria prezantoi buxhetin për këtë vit, parashikonte se rritja ekonomike do të jetë 2.9%./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share