Flota e Detit të Zi të marinës ruse është detyruar të zhvendosë pothuajse të gjitha anijet e saj luftarake nga Krimea e aneksuar duke i ripozicionuar në vende të tjera.
Qendra e saj kryesore detare po bëhet e paefektshme për shkak të sulmeve nga Kievi, ka njoftuar shefi i marinës së Ukrainës, zëvendës-admirali Oleksiy Neizhpapa. Sulmet e raketave dhe aeroplanëve ukrainas kanë shkaktuar dëme të rënda në bazën e Sevastopolit, një qendër logjistike për riparime, trajnime dhe ruajtje të municioneve, ndër funksione të tjera të rëndësishme për Rusinë.
Ukraina ka përdorur anije detare pa ekuipazh për të shënjestruar anijet ruse, ndërsa Flota e Detit të Zi përdoret tani kryesisht për logjistikën dhe gjuajtjen e raketave lundruese. Operacionet në Detin e Zi kanë lejuar Ukrainën të sigurojë korridorin e saj të transportit, ndërsa sulmet me dronët detarë kanë ndihmuar në parandalimin e hyrjes së luftanive ruse në pjesën veriperëndimore të detit.