Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli këtë të martë në konferencën të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian, pas publikimit të progresraportit për Kosovën nga Komisioni Europian, që rekomandon liberalizimin e vizave.
Kryeministri Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Këshillit të Europës që shkaktoi zhurmë dhe reagime të shumta në opinion, Kurti është përgjigjur se nuk e ka dëgjuar fjalimin e homologut të tij shqiptar.
Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që e ka pasë.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai.
Fjalimi i Ramës ka shkaktuar reagime të shumta. Mes shqiptarëve kryesisht lëvdata, ndërsa mes politikanëve serbë kryesisht kritika, e madje te disa edhe “tronditje”, ka deklaruar Kurti.
Ndryshe sot Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Këshillit të Europës tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet fqinj, të lirë, demokratik dhe të pavarur. Po ashtu, ai i bëri thirrje anëtarëve që Këshilli i Europës të pranojë Kosovën si anëtare me të drejta të barabarta./KlanMacedonia/