Fjalimi 73 minuta, Biden sfidon republikanët

Presidenti kërkon heqjen e tavanit të borxhit

Presidenti Joe Biden në fjalimin e dytë kombëtar sfidoi republikanët të heqin tavanin e borxhit të SHBA dhe të mbështesin politikat tatimore për amerikanët e klasës së mesme në një fjalim që shërbeu si një plan për rizgjedhjen e tij në 2024.

“Inflacioni ka qenë një problem global sepse pandemia prishi zinxhirët tanë të furnizimit dhe lufta e padrejtë dhe brutale e Putinit në Ukrainë ndërpreu furnizimet me energji, si dhe me ushqime. Por ne jemi të pozicionuar më mirë se çdo vend në Tokë tani”.

Presidenti Biden foli për forcën e demokracisë amerikane ku iu referua dhe sulmeve te 6 janarit të dy viteve më parë të Kapitol Hill të mbështetësve të Donald Trump.

“Dy vjet më parë, demokracia jonë u përball me kërcënimin e saj më të madh që nga Lufta Civile. Sot, edhe pse e dëmtuar, demokracia jonë mbetet e papërkulur dhe e pathyer”.

Ai u shtriu dorën e bashkëpunimit republikanëve.

“Për miqtë e mi republikanë, nëse arritëm të punonim së bashku në Kongresin e fundit, nuk ka asnjë arsye që të mos punojmë së bashku në këtë Kongres të ri. Lufta për hir të luftës, pushteti për hir të pushtetit, konflikti për hir të konfliktit, nuk na çon askund”.

Fjalimi prej 73 minutash u prit me entuziazëm nga demokratët, por jo nga republikanët që me reagimin e tyre përforcuan idenë e ndasive politike në vend.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share