Vazhdon përkrahja e FIZHT për kompanitë e reja. Nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik me thirrje të re publike për ndërmarrjet e sapothemeluara.
Nga FIZHT thonë se për thirrjen “Startup 5” janë ndarë 2 milionë euro.
“Thirrja e re publike “Startup 5″ e dedikuar për ndërmarrjet e sapothemeluara start-up dhe spin-off! Gjithsej 2 milionë euro në mbështetje për zhvillimin e inovacionit të startup-eve maqedonase. Fondi siguron: Deri në 40,000 euro (90%) të buxhetit të përgjithshëm të projektit për shoqëritë tregtare deri në tre vjet ekzistencë. Deri në 60,000 euro (85%) të buxhetit të përgjithshëm të projektit për shoqëritë tregtare me më shumë se 3 dhe më pak se 6 vjet ekzistencë. Mjetet financiare të marra janë të pakthyeshme! Mund të aplikojë edhe ekip projekti i përbërë nga maksimumi pesë anëtarë – persona fizikë”, thonë nga FIZHT.
Aplikimi për thirrjen publike bëhet në mënyrë elektronike dhe në vetëm disa hapa përmes linkut të mëposhtëm