Fitorja kundër Çekisë: Festë e ”çmendur” në të gjithë Shqipërinë

NUK SHËNOHET ASNJË INCIDENT

Fitorja e kuqezinjve e ktheu në festë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, por edhe në shumë qytete të Shqipërisë e jashtë saj

Kjo atmosferë elektrizuese nisi që në mjediset e stadiumit kombëtar, me thirrje patriotike, këngë e brohorima dhe vijoi në bulevardin kryesor të Tiranës

Tifozë të shumtë të ardhur si prherë në mbështetje të skuadrës Kombëtare edhe nga trojet jashtë vendit valëvitën flamurin kuq e zi, shoqëruar me entuziazmin që ishte tërësisht i ligjshëm.

Atmosfera ishte elektrizuese në Sheshin “Skënderbej”, ku bashkia e Tiranës kishte organizuar një festë të vërtetë.

Festës në shesh nuk i mungoi as kryetari i bashkisë Erion Veliaj, që këndoi e kërceu me tifozët

Po ashtu edhe në rrugët e qyteteve të tjera të vendit tifozët festuan deri në orët e para të mëngjesit për këtë arritje që e çon Shqipërinë shumë pranë Europianin 2024.

Festes iu bashkuan edhe punonjesit e policise.

E gjithe sjellja e tifozëve në stadium, por edhe në rrugët e Tiranës ka qenë model, duke mos shënuar asnjë incident. Policia ka garantuar mbarëvajtjen që nga hyrja e tifozëve në stadium, gjatë ndeshjes dhe deri në shpërndarjen e tyre në rrugët e Kryeqytetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share