Bejtullai dhe Murati shënuan një jubile rasti
Në ndeshjen e parë të javës së 30-të në Ligën e Parë të futbollit vendor, mes ekipit Shkëndija dhe Makedonija Gj.P u hap sipari i javës së 30-të. Ekipi kuqezi në këtë ndeshje që e luajti pa asnjë ngarkesë, shënoi fitore të sigurtë 3:1. Autorë të golave ishin Nasko Milev në minutën e 8-të, Erald Çinari në minutën e 35-të dhe Florent Ramadani në minutën e 68-të. Golin e nderit për ekipin e Makedonija Gj.P e shënoi Samir Fazli në minutën e 39-të.
Me këto tre pike të reja Shkëndija vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 54 pikë
Para fillimit tӕ ndeshjes u zhvillua një ceremoni rasti pasi drejtori sportiv, Harun Isa dhuroi një fanelë kapitenit Egzon Bejtullai me numrin 300, që simbolizon numrin e ndeshjeve të zhvillara deri më tani me ëmblemën kuqezi. Ndërsa Mevlan Muratit iu dhurua fanela me numrin 200.
Në ndeshjen e javës së 31-të Shkëndija është mysafire e Shkupit në Çair .
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/