Ndeshja kualifikuese me Maltës dhe Maqedonisë Veriut nisi me një minutë heshtje për nderuar viktimat nga tërmeti në Maroku.
Ndeshja mes këtyre dy reprezentacioneve nisi me ceremoninë zyrtare me antonimin e himneve të dy vendeve, ndërsa me fillimin e lojës reprezentuesit tanë nisë në sulm dhe kjo rezultoi me gol në minutën e pestë me autor Elif Elmaz për 0-1.
Reprezentacioni ynë vazhdoi me lojën e mirë dhe me kundërsulme tentonte të tund rrjetin e vendaseve. Kështu në minutën 41-të pas rivënies nga këndi Manev shënoi për 0-2.
Në pjesën e dytë dy reprezentacionet sikur ishin të kënaqur me rezultatin nga pjesa e parë, prandaj nuk kishte ndonjë moment që duhet veçuar është minuta e 76 kur lëndohet Zajkov të cilin e zëvendësoi Serafimov.
Kjo ishte fitorja e katërt e Maqedonisë Veriut kundër Maltës në katër ndeshjet e zhvilluara mes këtyre reprezentacioneve
Të pranishëm në “Stadiumin Kombëtar “Ta Qali” në Maltë, ishin mbi 3000 tifozë në mesin e të cilëve mbi 1 mijë nga Maqedonia.
Malta – Maqedonia e Veriut 0-2
Golashënues: 0-1 Elif Elmaz (5’), 0-2 ovan Manev (41’)
Stadiumi Kombëtar Ta Qali
Shikues: 3000
Refer: Henrik Nalbandyan – Armeni
Henrik Nalbandyan – Stats
Diese Seite liefert eine Übersicht über alle Einsätze des Schiedsrichters Henrik Nalbandyan in der Saison 23/24 …
MALTA: Bonello, J.Mbong (Attard), Borg, Pepe, Musket,Canenzuli Kriastansen (Yannick), Guillaumir, Teuna, Nwoko (P. Mbong) , Jones (Montebello)
Selektor: Michele Marcolini
MAQEDONIA E VERIUT: Shishkovski, Manev, Musliu, Zajkov (Serafimov),Alijoski, Bardhi Atanasov (Agon Elezi), Isnik Alimi, Dimovski (Ashkovski),Elmaz, Mioski (Millan Ristovski)
Selektor: Bllagoja Milevski
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Italia në San Siro Mundi Ukrainën 2:1 Pas ndeshjeve të sontme tabelën e kryeson Anglia me 13 pikë, pasojnë Italia, Ukraina dhe Maqedonia me nga 7 pikë, Malta mbetet e fundit pa asnjë pikë.
/KlanMacedonia/