Pas rivotimit të ditës së sotme në Njesinë Zgjedhore 5 dhe 6 Fronti Europian mesa duket ka ruajtur mandatin e deputetetit të 4-të në këtë zonë.
Këtë informacion me publikun e ka ndarë në “Facebook”, ministri Kreshnik Bekteshi.
Ai përmes një statusi ka falënderuar votuesit në vendvotimet në të cilat është ri-votuar.
“JU DUA DEBRESHT, KRUSHEVE, STRUGË, OHËR”, ka shkruar Bekteshi.
Se është ruajtur deputeti i katërt në zonën 5 ka shkruar edhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.
“Zona 5 ❤, +4”, ka shkruar Bajrami.