Fiton Boston Celtics

Stephan Curry shkëlqen në parket

Boston Sëlltik e ka nisur me këmbë të mbarë raundin final të plej-offit të En Bi Ejt amerikan. Skuadra e Lindjes arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, në shtëpinë e rivalëve të Golden Stejt për të marrë kryesimin 1-0 të serive të takimeve.

Sëlltik triumfoi 120-108, në një takim të ekuilibruar gjatë gjithë sfidës. Miqtë u shkëputën në periodën e fundit, duke fituar periodën e katërt me shifrat 40-16 për të vulosur triumfin e Sëlltik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Stefan Kërri ishte basketbollisti më i mirë në parket, ku shkëlqeu me 34 pikë, 5 rebaund dhe 5 asiste. Por pikët e 34-vjeçarit nuk i shërbyen Golden Stejt për të regjistruar fitoren, me Boston që iu fal treshes, Horford-Braun e Uajt, autor të 71 pikëve.

Edhe sfida e radhës do të luhet në fushën e Golden Stejt, që do të synojë hakmarrjen dhe të vendos baraspeshën e serive të takimeve finale plej-off.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share