Fitoi Kupën e Botës me Argjentinën/ Gjashtë fanella të Lionel Messi do dalin në ankand për 100 milion Dollarë

Lionel Messi mbetet sërish në qendër të vëmendjes për atë që dhuroi në fushë gjatë Kupës së Botës. Gjashtë fanella të kampionit të Botës do të dalin në ankand, duke u vlerësuar me vlerën e tyre që kap shifrën e 10 milionë Dollarëve. Ylli i futbollit botëror i veshi fanellat në pjesën e parë në takimet kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës, teksa në fraksionin e dytë në përballjet me Australinë, Holandën, Kroacinë dhe Francën.

Shtëpitë e ankandeve kanë marrë gjithnjë e më shumë relikeve sportive vitet e fundit, të konsideruara si një treg në rritje. Një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohet Projektit UNICAS, një iniciativë me një spital në Barcelonë që ndihmon fëmijët me sëmundje të rralla. Fanellat do të jenë në dispozicion kur të dalin në ankand, nga 30 Nëntori deri më 14 Dhjetor.

Nëse fanellat me të vërtetë arrijnë mbi 10 milionë Dollarë, kjo mund ta bëjë koleksionin më të vlefshëm të relikeve sportive të nxjerra ndonjëherë në ankand. Fanella individuale më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand ishte ajo që legjenda e basketbollit Majkëll Xhordan në vitin 1998, veshur në finalen e NBA me Çikago Bulls. Ajo u shit vitin e kaluar për 10.1 milionë Dollarë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share