Firma transportuese ndalon udhëtimet në Detin e Kuq për shkak të sulmeve

Kompania daneze e anijeve “Maersk” ka thënë se po ndalon të gjitha udhëtimet përmes Detit të Kuq.

Vendimi vjen pas një sërë sulmesh ndaj anijeve të nisura nga një pjesë e Jemenit e kontrolluar nga Houthis – një lëvizje rebele e mbështetur nga Irani.

Grupi ka deklaruar mbështetjen e tyre për Hamasin dhe thotë se ata synojnë anijet që udhëtojnë drejt Izraelit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deti i Kuq është një nga rrugët më të rëndësishme në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.

“Sulmet e fundit ndaj anijeve tregtare në zonë janë alarmante dhe përbëjnë një kërcënim të lartë për sigurinë e detarëve”, tha Maersk në një deklaratë dërguar BBC.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share