Finance Think: Në kuartalin e dytë 2022 – inflacioni 12.3%

SINDIKATAT: PËR NJË FAMILJE MESATARE, PËR NJË MUAJ DUHEN 48.000 DENARË

Në kuartalin e dytë të këtij viti inflacioni është rritur në 12.3% në bazë vjetore, që do të thotë se denari po humb vlerën reale – thuhet në analizën e “Fajnans Tink” (Finance Tink).

Rritja e çmimeve, sic thuhet, është shkaktuar nga presionet globale ndaj cmimeve të produkteve primare dhe energjisë, por ata janë transmetuar edhe në shportën më të gjerë konsumatore, vecanërisht në akomodimet, transportin dhe shërbimet hotelerike.

FINANCE TINK

“Pasiguria në ekonomi mbetet e lartë, derisa staglacioni i dukshëm në kuartalin e dytë të vitit 2022 do të bëhet më intensiv deri në fund të vitit. Krahas uljes së cmimeve të ushqimeve në tregjet globale nga Qershori 2022, rritja e mëtutjeshme e çmimeve të energjensave tregon për qëndrueshmërinë e presioneve të çmimeve në krahasim me pritjet paraprake. Për këtë shkak “Finance Tink” e ka rishikuar në rënie projeksionin për rritjen e BPV-së në 2022 në 2.1%, derisa në ngritje projeksionin për shkallën vjetore të inflacionit  nga 9.7% sa ishte paraprakisht në 12.2%”

Se denari, për shkak të rritjes së cmimeve, po humb vlerën reale konfirmojnë edhe nga Lidhja e Sindikatave. Sipas llogarive të tyre, vetëm për gushtin e këtij viti, për shportën konsumatore brenda një muaji, për një familje mesatare, nevojiten 48.232 denarë apo 781 euro, para këto që rallë familje I kanë. Të dhënat flasin se dy të punësuarve në familje me dy paga minimale u mungojnë edhe 5.000 denarë në muaj për të përballuar harxhimet themelore. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share