Finalja e Champions në SHBA

UEFA dhe klubet janë dakord, rrit të ardhurat

Në SHBA ka gjithnjë e më shumë finale dhe turne të rëndësishëm, por vendit i mungon qershia mbi tortë: Finalja e Champions League.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle As, në një të ardhme pak a shumë të afërt, akti final i kompeticionit më të lartë evropian për klube mund të luhet në SHBA.

Ndeshja më e ndjekur e futbollit europian nuk është luajtur asnjëherë jashtë Kontinenti i Vjetër. Megjithatë, vlerat ekonomike, janë aq të favorshme sa Shoqata Europiane e Klubeve të futbollit dhe UEFA janë në favor të lëvizjes jashtë shtetit. Klubet europiane që do të mbajnë Asamblenë e Përgjithshme në Stamboll javën e ardhshme, janë në favor të zgjerimit të tregut të tyre, gjë që do të shumëfishonte sponsorizimet dhe shitjen e të drejtave televizive.

Përsa i përket këtyre të fundit, UEFA sapo ka shitur të drejtat e saj në anglisht për SHBA-në mediave amerikane CBS, Viacom dhe Paramount për 1.5 miliardë euro, shifër kjo që do të rritet kur champions të ketë më shumë skuadra pjesëmarrëse duke filluar nga viti 2024.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share