Finalja: Anketë – kush do të fitojë Manchester City apo Interi?

Anketuesit preferojnë City-n, por…

Sihariq për futbolldashësit. Sonte në ora 21.00 nis në Stamboll finalja e Ligës së Kampionëve. Ndeshje që nuk duhet të lëshohet, njofton KlanM.

Për tifozët neutral festë futbolli, për tifozët e Sitit dhe Interit orë ankthi. Varësisht kushteve të motit, tarracat e lokaleve pritet të jenë plot e përplot me mysafirë.

Finalja ndiqet edhe nga ata që nuk e kanë “merak” futbollin.

Klan Maqedoni zhvilloi një anketë me qytetarët. Pyetja ishte e thjeshtë; Ç`prisni në finale dhe kush është favoriti?

Unë shpresoj se do të jetë një finale gjigante si gjithmonë që ka qenë deri tani, pasi Champions Liga është një ligë shumë e fuqishme dhe cilësore. Kisha pas dëshirë ta fitojë Kristijan Asllani. Por, personalisht mendoj se favorite është City

Fitues absolut do të jetë Manchester City, pa fije dyshimi, pse e ka ekipin më të mirë dhe strategun më të mirë

Favorite është Manchester City, ndërsa finalja fitohet. Nuk ka favorit në finale. Unë mendoj se do jetë një lojë briljante. Do shohim futboll të mirë. Do shohim shumë gola dhe do jetë mjaft interesant. Dhe kam qejf, si tifoz i Interit, të fitojë Interi

Besoj se do ketë lojë të mirë dhe sigurisht do ketë gola dhe angazhim të lojtarëve që janë në kombinim e tyre. Besojmë se favorit është Mançester City

Vërtetë do të jetë një ndeshje shumë  interesante, për arsye se të dy ekipet janë  gjigantë të futbollit. Unë mendoj që këtë sfidë do ta fitoj Mancester City. Për arsye se kanë një lojë shumë të shpejtë dhe efikase

Një ndeshje rezultati i së cilës nuk nuk mund të parashikohet. Bëhet fjalë pë dy skuadra me të vërtetë kualitative. Shikuar sipas kampionatit, përparësi në letër ka Manchester City. E pamë se në çfarë forme e përfundoi kampionatin anglez. Nga ana tjetër Interi në fund, duke mbaruar kampionati në Itali, e tregoi kualitetin e vet

Diku para mesnate, sic percjell KlanM, do të dihet “sundimtari” i ri i futbollit evropian. Padyshim se komentet e ndeshjes do të vijojnë me ditë të tëra, por të gjithë futbolldashësit, pavarësisht animeve, pajtohen me një gjë: le të fitojë futbolli…/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share