Filmi “Alexander”, kandidatura e Shqipërisë për në çmimet “Oscar”/ Regjisori: E treta e vërteta!

Ardit Sadiku është regjisori nga Shkodra, i cili me një karrierë të gjatë me filmat artistikë, tashmë vjen me një film dokumentar. “Alexander”, titullohet filmi i cili është edhe kandidatura e Shqipërisë në edicionin e 96-të të çmimeve “Oscar”.

Mes shumë dyshimeve nëse do të përzgjidhej apo jo, regjisori tregon më shumë për emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, se si e mori iniciativën që të konkurronte edhe këtë herë.


Orinda Huta: Ardit, një lajm i mirë përsa i përket këtij dokumentari në Shqipëri, për një pjesëmarrje në çmimet “Oscar”. Je ndërtuar si regjisor ndër vite, por këtë ditë e kishe pritur?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ardit Sadiku: Unë kam punuar me filma artistikë në fakt dhe nuk e kam pritur që të bëj filma dokumentarë. Thjesht ka ardhur natyrshëm sepse u mbyll pandemia dhe duheshin ekipe të vogla, edhe filluam duke bërë dokumentarë. Më përpara kisha aplikuar me dy filma artistikë për “Oscar” dhe nuk ishte përzgjedhur, pasi ka pasur edhe konkurrencë të madhe, filmat e mëparshëm, filma shqiptarë. Me “Alexander” u hap thirrja për “Oscar”. “E trata e vërteta”, thashë, “ndoshta përzgjidhet”. Edhe mora lajmin që u përzgjodh. Prandaj edhe kam pritur sepse kishte dhe filma të tjerë, por thashë t’ia lë momentit, t’ia lë kohës, që kur ta shpallin ta shikoj a është selektuar apo jo.

Orinda Huta: Dhe më pas me kë ke folur në telefon pas këtij lajmi? Kush ka qenë personi i parë?

Ardit Sadiku: Personi i parë ka qenë Aleksandër Gruda, që është subjekti, personazhi kryesor i dokumentarit.


Me anë të këtij filmi dokumentar, shfaqen sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve për liri. Është historia e mekanikut të flotës detare, Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria.

Por çfarë e shtyu regjisorin drejt kësaj historie dhe, si u realizua i gjithë filmi.

Orinda Huta: Le të flasim pak për atë historinë si të çoi ty tek Aleksandri. Si përfundove tek Aleksandri, tek historia e tij?

Ardit Sadiku: Aleksandër Gruda njihet në Shkodër sepse ai ka grabitur një anije luftarake, që është diçka shumë e madhe. Unë nuk e kisha dëgjuar askund si histori dhe thashë është diçka që duhet bërë film me patjetër. Udhëtova në New York, ku xhirova, fillova xhirimet me Aleksandrin. E solla në Shqipëri. Shkova në Australi, se dokumentari  është xhiruar në 3 kontinente: në Amerikën e Veriut, në Evropë dhe në Australi. Ka pasur shumë udhëtime, por kemi arritur ta xhirojmë në 25 ditë komplet dokumentarin. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share