Fillon sezoni i vjeljes së mollëve

ISMAILI: SIVJET SASIA E MOLLËVE ËSHTË PËRGJYSMUAR

 Ka filluar  sezoni i vjeljes së mollave. Për kundër sasisës së madhe të këtij produkti, kultivuesit shprehen pesimist lidhur me plasmanin në treg. Çmimet  e klasit të pare mollave edhe  kë vitë janë jashtëzakonisht të ulta..

Ky është sezoni i vjeljes së mollëve, ndërsa në plantacionet në vend mbizotron një laramani ngjyrash. Për kultivuesit ky sezon nuk ka qenë edhe gjithaq i frytshëm, bazuar edhe te fakti se këtë vit ka 50-60 për qind më pak rendimet.

Sivjet sasia e mollëve është përgjysmuar nga faktorët klimatik, cilësia është relativisht e mirë, arsyeja pse nuk është shumë e mirë janë shkaqet klimatike, pse ka pasur shumë shira”, deklaroi për tv KlanM Amet Ismaili-kultivues i mollave.

Por ajo që i shqetëson më së shumti ata që kultivojnë këtë rendiment është plasmani në treg. Vendi ynë ka sasi të mëdha të mollave, madje më shumë se sa i nevojitet, prandaj shitja e tyre do të jetë e vështirë.

Me plasmanin si gjithmonë kemi probleme, me tregtarët brenda Maqedonisë që punojmë, çmimi është si çdo vit, 15 deri 20 denar shkon klasi i parë, klasi i dytë është problem gjithmonë, mbahet, gjithmonë shitet më vonë pas vitit të ri, në muajin e dytë apo të tretë, dhe shitet me çmime shumë të lira”,deklaroi për tv KlanM Amet Ismaili-kultivues i mollave.

Ashtu  si kultivues të shumtë që meren me këtë rendiment edhe Amet Ismaili nga Sellarca e Epërme, problemin më të madh e kanë tek mbulimi i shpenzimeve ndaj edhe  punojnë familjarisht  vetëm e vetëm për ti mbuluar ato.  Në nivel republikan çdo vit mesatarisht mbillen rreth 3 mijë hektar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share