Qindra qytetarë kanë filluar protesta kundër hapjes së Klubit – Mbreti Borisi I Tretë në Ohër.
Partia opozitare “Levica” ka bërë thirrje për një protestë të madhe për shkak të hapjes së Klubit – Mbreti Borisi I Tretë në Ohër. Kjo parti, përmes degës së Ohrit ka dorëzuar nismë për të ndaluar këtë shoqatë bullgare, që sipas tyre mban emrin e bashkëpunëtorit të Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore.
Protestën e “Levicës” e ka mbështetur edhe lideri I VMRO-DPMNE-së. Hristijan Mickoski.
Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka bërë thirrje për protesta të qeta.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut apelon tek të gjithë qytetarët, grupet politike dhe jopolitike, për sjellje të matur dhe dinjitoze, të bazuar në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit”, thonë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
Për këtë protestë ka pasur reagime edhe nga Sofja zyrtare.
https://www.facebook.com/KlanMacedoniaTelevision/videos/1302504237220662/
/KlanMacedonia/