Prej sot në 4 ditët e ardhshme në kuadër të Samitit Ballkani i Hapur në Beograd mbahet Panair e parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni verës në Ballkanin e Hapur”, nën patronazhin e Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Samitin do ta hapin liderët e Ballkanit të Hapur, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në Panair do të marrin pjesë më shumë se 330 ekspozues nga 22 vende, ndërsa Maqedonia e Veriut do ta përfaqësojë traditën e vet, zakonet, kuzhinën karakteristike, muzikën dhe folklorin, si dhe karakteristikat dhe vlerat e të gjitha komuniteteve të tjera që jetojnë në vend.Në Panairin ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni verës në Ballkanin e Hapur” Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet përmes 42 kantinave dhe 3 distilerive, si dhe dhjetra prodhuesve të ushqimit me ofertë për degustim të kuzhinës autentike ku para vizitorëve do të prezantojnë më shumë se 300 lloje të ndryshe të verës dhe rakisë.
Në kuadër të Panairit “Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur” do të ketë degustime të verës, konkursin “Trofeu i verës i Ballkanit të Hapur” 2022. Panairi është një mundësi e shkëlqyer për të lidhur rrugët e verës në Ballkan dhe para mysafirëve dhe vizitorëve të lartë, si dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim, për të siguruar eksporte më të mëdha, blerje dhe plasmane të reja, të cilat do të reflektojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Në kuadër të Panairit për verë, ushqim dhe turizëm vendi ynë do të përfaqësohet me më shumë se dhjetë prodhues të ushqimit nga Maqedonia e Veriut që do t’i përfaqësojnë shijet autentike të kuzhinës maqedonase.
Oferta turistike e vendit tonë në Panairin e verës,ushqimit dhe turizmit do tëpërfaqësohet përmes Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, do të fokusohet në eno-gastro-turizmin e vendit (turizmi i bazuar në verë dhe ushqim), parqet kombëtare, liqenet natyrore dhe artificiale, zonat e mbrojtura nga UNESKO, turizmin rural dhe turizmin e adrenalinës.Si pjesë e aktiviteteve promovuese të produkteve maqedonase, verërave, ushqimeve dhe pasurive nacionale interesante për turistët, Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski do të jetë nikoqir në “Mbrëmjen maqedonase”, ku do të marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve të biznesit dhe qeverive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në kuadër të aktiviteteve në Beograd do të mbahet edhe samiti tradicional i liderëve të Ballkanit të Hapur i kryesuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.