Fillon me punë në Shkup ambasadorja e re e Gjermanisë, Petra Drexler

Në Shkup ka filluar me punë ambasadorja e re e Gjermanisë, Petra Drexler.

Ajo nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se prioritet i saj do të jetë zgjerimi i partneritetit të deritashëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë/

Premton se do të mbështesë vendin në rrugën drejt BE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ju drejtohet Petra Drexler, Ambasadorja e re gjermane në Maqedoninë e Veriut, e sapoardhur nga Berlini. Ngrohtësia me të cilën jam pritur këtu në Maqedoninë e Veriut është shprehje e respektit të madh për Gjermaninë. Kjo lidhje e ngushtë me Gjermaninë dhe Evropën është misioni dhe detyrimi im: Do të angazhohem me të gjithë energjinë time për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit të ngushtë midis vendeve tona në të gjitha nivelet dhe për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, me të gjitha mundësitë e mia”, shkruan Drexler.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share