Fillon edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare, me 3390 nga 26 vende

Një vit pas Lojërave Olimpike Tokio 2020, tani është koha për edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare.

Nga data 25 qershor deri më 8 korrik, kjo garë që bashkon 26 vende do të zhvillohet në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Gjithsej 3390 sportistë do të garojnë në 24 disiplina, duke përfshirë atletikën, xhudon, futbollin, karaten dhe volejbollin.

Ndërkaq, në këto Lojëra Mesdhetare, Maqedonia e Veriut prezantohet me 77 sportist, Shqipëria prezantohet  me  29  sportist  në  dhjetë disiplina, Kosova po përfaqësohet nga gjithsej 40 sportistë, ndër ta edhe e arta Olimpike, Distria Krasniqi.

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share