Filloi me vonesë mbledhja e kryesisë së ASH-së

Rreth një orë e gjysmë me vonesë ka filluar në tetovë mbledhja e Kryesisë së ASH-së, ku pritet të merret vendimi përfundimtar për hyrjen e kësaj partie në qeveri, informon KlanM.

Vonesat, siç raportohet nga vendngjarja kanë ardhur si pasojë e konsultimeve të brendshme partiake. Ish kryetari Ziadin Sela dhe kryetari aktual i kësaj partie, Arben Taravari, kanë pasur takim të gjatë kokë më kokë. Informatat janë se kanë diskutuar për emrat dhe ndarjen e pozitave qeveritare.

Gjatë mbledhjes, siç njoftuan nga ASH, do të prezantohen rezultatet e referendumit “online”, ndërsa në fund përmes një deklarate për media do të prezantohet vendimi final./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share