Filipinet “shkunden” nga një tërmet i fortë

Filipinet janë “shkundur” nga një tërmet i madh mëngjesin e sotëm.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, tërmeti ka qenë 6.2 shkallë, përcjell Klankosova.tv

Ende nuk dihet nëse ka dëme apo edhe pasoja në njerëz si pasojë e kësaj.

Autoritetet thonë se ka rrezik të shembjes së banesave nga kjo lëkundje e tokës.

Raportohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë qytetit Calatangan, provinca Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila.

Ronald Torres, oficer i ndihmës për fatkeqësitë në Calatangan, tha se tërmeti zgjati nga 30 sekonda në 1 minutë.

“Është ndjerë veçanërisht në kryeqytet, ku banorët kanë dalë me nxitim nga ndërtesat”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share