Biden paralajmëron katastrofë bërthamore

“Putin në vështirësi, mund të përdorë armë të shkatërrimit në masë”

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëron rrezikun e një katastrofe bërthamore, pas kërcënimeve të Vladimir Putinit për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në konfliktin ukrainas.

“Për të parën herë që prej Krizës së Raketave Kubane kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë për përdorimin e armëve bërthamore, nëse vazhdohet në rrugën që kemi ecur deri më tani. Me rrezikun e Armagedonit nuk jemi përballur që prej periudhës së Kenedit”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke folur në një takim me kongresmenë demokratë në New York, Biden tha se një arsye e fortë pse Putin nuk është duke bërë shaka për përdorimin e armëve bërthamore, është pozita e vështirë në të cilën e ka vënë kundërofensiva ukrainase që ka zbrapsur brenda pak javëve ushtrinë ruse nga një pjesë e territoreve të pushtuara.

Presidenti rus nuk e përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, nëse sulmohet territori i Rusisë. Mundësia bëhet edhe më e madhe, pas aneksimit të 4 rajoneve jugore dhe lindore të Ukrainës që sipas Putinit, do të mbrohen si e gjithë pjesa tjetër e vendit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share