FIFA ka zbuluar tre kandidatët për këtë çmim në FIFA The Best 2023, teksa dy prej tyre janë italianë, sipas Super Sport.
Bëhet fjalë për Luciano Spalleti-n, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A.
Më pas vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër, Pep Guardiola.
Jo vetëm kaq, pasi trajneri spanjolli u shpall kampion me “citizens” edhe në Premier League, teksa fitoi edhe kompeticionin e FA Cup duke kompletuar “tripletën” me Manchester City-n.
Guardiola shihet si favorit për këtë çmim, ndërsa gara pritet të jetë disi më e fortë se sa pritshmëritë aktuale.