Në renditjen më të re të Federatës Botërore të futbollit FIFA, pë kombëtaret pas ndeshjeve të tetorit. Kështu që në pesë vendet e para vazhdonë të mbetet Argjentina me 1861.29 pikë, para Francës me 1853.11 Brazilit në pozitën e tretë me 1812.20 pikë, në pozitën e katërt është Anglia me 1807.88 pikë dhe në pozitën e pestë është Belgjika me 1793.72 pikë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë Veriut, në listën më të re të FIFA-s të publikuar sot renditet e 66-ta me gjithësejt 1358,41 pikë, apo 4.54 pikë pak në krahasim me muajin e kaluar, Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në Tetor zhvilloii dy ndeshje dhe ate kundër Ukrainës 0-2 e vlefshme pë kualifikim në “Euro 2024” dhe ndeshja miqësore kundër Armenisë 3-1.
Shqipëria është rritur edhe më shumë në rënditjen e FIFA-s. Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.
Ndërkohë Kosova ka patur edhe një rënie në rënditjet e fundit. “Dardanët” humbasin 6 pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111.
Në rënditjen e FIFA-s, në top dhjetshen e kombëtareve më të mira janë edhe Portugalia, Spanja, Holanda , Italia dhe Kroacia.