FIFA: Luftë ndaj racizmit

Presidenti i FIFA lajmëroi krijimin e një komiteti me futbollistë për të lufutar diskriminimin

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino deklaroi se lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr do të drejtojë një komitet special kundër racizmit në institucionin botëror të futbollit të përbërë nga futbollistë që do të sugjerojnë ndëshkime më të rrepta për sjelljet diskriminuese.

“Për mua është e qartë se nuk ka futboll nëse ka racizëm. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë, ne duhet të ndalojmë ndeshjet. Ne do të zbatojmë masa shumë të forta për t’i dhënë fund problemit të racizmit, do të krijojmë një grup lojtarësh të udhëhequr nga Vinicius, që do të takohen me FIFA-n për të propozuar masa konkrete. Si liderë, përgjegjësia jonë është t’i vendosim lojtarët në kondicionin më të mirë që t’u japin njerëzve lumturi.”

Infantino i bëri deklaratat e tij pas takimit me Vinicius dhe kombëtaren braziliane të futbollit, që do të përballet me Guinean në Barcelonë të shtunën, si pjesë e një fushate kundër racizmit të udhëhequr nga Federata Braziliane e Futbollit. Kreu i FIFA-s e bëri të qartë se nuk duhet të luhet futboll, kur ka racizëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share