Vendimi i institucionit botëror të futbollit erdhi pas rikthimit të Rodrigues si President
FIFA ka vendosur që të heqë sanksionet kundër Brazilit pas kthimit të Ednaldo Rodrigues në detyrën e presidentit të Federatës së Futbollit.
Ai u shkarkua nga Gjykata e Drejtësisë në Rio muajin e kaluar, por Gjykata e Lartë e vendit urdhëroi që vendimi të anulohej.
Drejtori i çështjeve ligjore të FIFA-s, Emilio Garcia tha se situata mes të dyja institucioneve është normalizuar. FIFA kërcënoi federatën braziliane se do ta përjashtonte nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.
Rodriguez falenderoi FIFA-n dhe konfederatën amerikano-latine të futbollit për mbështetjen e tyre.
Brazili gjendet në vend të gjashtë në renditjen e kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, ndërsa ka pësuar tri humbje radhazi ndaj Uruguait, Kolumbisë dhe Argjentinës.
Një ditë pas rikthimit të tij në detyrë, Rodrigues njoftoi dorëheqjen e Fernando Diniz si trajner i përkohshëm i Brazilit.
Akordi paraprak është arritur që në stolin e përfaqësueses verdhejeshile të ulet ish-trajneri i Sao Paolos, Dorival Junior.
Klan News