MILEVSKI PUBLIKOI LISTËN ME EMRAT EMRAT E 28 FUTBOLLISTËVE
Në pragë fillimit të kualifikimeve për Euro 2024, seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski sot para mediumeve publikoi listën me 28 futbollist të cilët do të jenë në disponim për ndeshjen kundër kualifikuese kundër Maltës më 23 mars dhe ndeshjes miqësore kundë Ishujve Faroe më 27 mars në Shkup.
Seleksionuesi MIlevski, sot para gazetarëve theksoi se shumica e lojtarëve të ftuar nuk janë në nivelin dhe nuk kanë minutazh të mjaftueshme në ekipet e tyre dhe nuk janë formën e duhur, Sa i përket pritshmërive për kualifikim në “Euro 2024”, duke pasur para sysh se jemi në grupin e veshtir, ai tha:
“Gjithësesi se gjendemi në një grup shumë të vështirë. Cilësia e kundërshtarëve tanë është njohurë, nuk dua tani të përsëritem për cilësinë e Anglisë, Italisë dhe Ukrainës, por edhe por edhe të Maltës, pasi ka kualiutete të shkëlqyeshme individual në radhët e veta. Këtë e ka dëshmuar në ndeshjet e fundit me rezultatet kundër Izraelit dhe barazimi me Greqinë. Kjo dëshmon se kemi kundërshtarë të forte, por maqedonia ka dëshmuar në të kaluarën se ka kualitet, ka potencial dhe mund të kundërvihet edhe reprezentacioneve më të forta se ne” – tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit.
Përgatitjet për ndeshjen kualifikuese pë Kampionatin Europian 2024, kundër Maltës do të fillojnë më 19 mars, në kampin stërvitore të FFM-së, ndërsa ndeshja Maqedoni e Veriut – Malta, do të zhvillohet më 23 mars me fillim në ora 20:45 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani