AHMET ILAZOVSKI DHE DIMITAR MITROVSKI – DY EMRA TË RINJ
Në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për kampionatin Evropian të futbollit kundër Italisë më 9 shtator në Shkup dhe Maltës më 12 shtator në transfertë, seleksionuesi Bllagoja Milevski publikoi listën me emrat e 29 futbollistëve.
Në listën e seleksionuesit Bllagoja MIlevski nuk figuron emri i kapitenit Stefan Ristovski i cili është tërhequr nga reprezentacioni, por ka dy debutues si Ahmet Ilazovski nga ekipi danez Hvidovre dhe Dimitar Mitrovski nga Varazhdini i Kroacisë, ndërsa në reprezentacion serish kthehet Marjan Radevski I Struga Trim Lum. Seleksionuesi Milevski pos tjerash para gazetarëve tha se kapiten i reprezentacionit do të jetë Enis Bardhi, ndërsa për dy ndeshjet e shtatorit pret paraqitje dinjitoze pasi ekipi do të ketë përkrahjen e madhe të publikut
“ E vetmja gjë që dua është që të tregojmë shpirtin e ekipit, të dëshmojmë se Maqedionia dinë dhe mundet të jetë ekip konkurrente dhe më tutje, por dua të përsërisë se të gjithë ne duhet të vendosemi në funksion të ekipit dhe duke i njohur djelmoshat ashtu si deri më tani gjithmonë e kanë dhënë maksimumin e tyre për momentin sa kanë mundur dhe shpresoj se kjo do të ndodhë edhe në dy ndeshjet e radhës” – tha Bllagoja Milevski.
Grumbullimi i reprezentuesve është caktuar për datën 4 shtator në ora 12:00 , te hotel Hilton, ndërsa të gjitha seancat stervitore reprezentacioni do ti zhvillon në kampin stervitot të FFM-së. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Itali do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, më 9 gusht, me fillim në orën 20:45. /KlanMacedonia/