FFM: Kryetari Muamed Sejdini porosi para fillimit të stinori pranveror “Le Të Fitojë Futbolli”

Në prag të fillimit të pjesës pranverore të kampionatit në futbollin vendor, kryetari I FFM-së Muamed sejdini të gjitha klubeve , futbollistëve dhe punëntorëve sportive publikisht u është drejtuar me me një porosi ku thuhet:

Me këtë rast numri një i futbollit vendor, Muamed Sejdini edhe publikisht iu drejtua të gjithë

“Të nderuar klube, futbollistë dhe punëtorë sportiv në Maqedoni,

Me rastin e fillimit të gjysmësezonit pranveror 2022/2023 në Ligën e Parë dhe të Dytë të Maqedonisë, ju uroj shumë sukses dhe garim sportiv e korrekt me nivel të lartë profesional.

Klubeve ju uroj realizim të qëllimeve të hartuara, ndërsa futbollistëve shëndet dhe paraqitje të suksesshme.

Arbitrave ju uroj referim të ndershëm dhe të denjë, vendime të drejta në shpirtin e fair-plait dhe për të mirën e futbollit.

Le të vijnë në shprehje cilësia, dija, përgatitja fizike, dëshira dhe entuziazmi për lojën e futbollit, gjithë me qëllim të fitojë futbolli dhe vlerat e vërteta për zhvillimin e drejtë të gjeneratave të reja”.

Kujtojmë se sot në program janë ndeshjet e xhiros së 19-të në ligën e parë të futbollit ku takohen: Shkupi – Shkëndija, Tikveshi – Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P – Akademia- Pandev, Bregallnica – Skopje dhe Pobeda – Rabotniçki . Ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share