Fetulla Gyleni shtrihet urgjentisht në spital

Predikuesi islamik Fetulla Gylen nga SHBA-ja urgjentisht është dërguar në spital, njofton gazeta turke “Xhumhurijet” duke iu referuar hashtagut #Herkul-Nagme në Tuiter, për të cilin besohet se i takon lëvizjes së Gylenit, të quajtur FETO.

Gyleni është hospitalizuar për shkak të problemeve me zemrën, informon gazeta.

Autoritetet në Ankara e akuzojnë Gylenin 81 vjeçar dhe lëvizjen e tij FETO për organizator të tentimit për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016, i cili kishte për qëllim ta rrëzojë presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Fetulla Gylen dhe bashkëpunëtorët e tij janë dënuar nga gjykata turke në mungesë të burgut të përjetshëm. Ankaraja një kohë të gjatë kërkoi që Uashingtoni ta dorëzojë Fetulla Gylenin, i cili jeton në shtetin Pensilvania, si dhe bashkëpunëtorët e tij, por tani për tani përpjekjet diplomatike mbesin të pasuksesshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share