Fetahu denoncon: Një ndërtesë në Kumanovë funksionon si xhami “jolegjitime”, jashtë rregullave të BFI-së

Në Maqedoninë e Veriut nuk sheh të ketë radikalizëm islamik, konstatoi i pari i BFI-së Shaqir Fetahu në Klan Debat.

Fetahu thotë se BFI-ja është e përcaktuar kundër radikalizmit, kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

“Momentalisht, ne të gjitha xhamitë i kemi nën patronatin e BFI-së në Maqedoni. Vetëm një ndërtesë, që nuk është legjitime si xhami, në Kumanovë, por ne i kemi bërë veprimet tona ndaj tyre…”, tha Fetahu duke iu bërë thirrje besimtarëve të “ndërtesës” në fjalë të rikthehen në bazë, në BFi si busulla dhe garanca kryesore e Islamit burimor./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share