Feta Alimi në liri – “Liria është e shtrenjtë”!

Në liri pas gjashtë viteve burg

“Liria është e shtrenjtë”, tha Feta Alimi.

Pas gjashtë viteve në burg, Feta Alimi prej sot është i lirë, njofton KlanM.

Alimi doli sot nga Burgu i Idrizovës, ndërsa jashtë e prisnin familjarë dhe miqtë, mes tyre edhe Ziadin Sela.

Si ishin këto gjashtë vite për ju? – pyeti gazetari.

“Jo të lehta, por me ndihmën e Zotit i kaluam. Me shëndet kam qenë mirë. Mos e sprovoftë askënd Zoti, sidomos pa faj”, deklaroi Alimi.

Kënaqësinë e tij për lirimin e Feta Alimit nuk e fsheh as Ziadin Sela.

“Unë ka kohë që më është shtuar një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, prej datës 27 prill. Sot ndihem ashtu siç do të ndihej një familjar, ashtu siç do të ndihej një njeri i cili i ka borxh jetën një njeriu tjetër. Ndjehem i lirë po aq sa Fetahu, ashtu siç jam ndjerë jashtë mureve të këtij burgu, i robëruar bashkë me Fetahun. Ndjej një çlirim dhe rehati, ndjehem edhe krenar me me pamposhtërsinë, vendosmërinë dhe ky burrë nuk u përul kurrë”, tha Ziadin Sela.

Feta Alimi, siç njofton KlanM, ishte i dënuar pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai përfitoi edhe nga falja e Presidentit Pendarovski, i cili ia fali 8 muaj nga dënimi i përgjithshëm./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share