Festohet shqip Krishtlindja në ITSHKSH

“Duke iu rikthyer kësaj tradite, ne si Institut po bëjmë përpjekje vetmohuese që në një kënd të kujtesës sonë historike këtu në Shkup, të bëjmë vend edhe për një pjesë të indit tonë kombëtar, i cili nuk guxon të përthahet dhe të asgjësohet”, tha drejtpori ni ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani

Festa e Krishtlindjes tash më është bërë pjesë e kalendarit të ngjarjeve të rëndësishme kulturore e shpirtërore në ITSHKSH. Të shtunën sërish u organizua kjo festë, e cila edhe një herë ishte në shenjë të nderimit dhe kujtimit të figurës së madhe të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze dhe komunitetit shqiptar katolik të Shkupit. Ceremonia solemne filloi me dy pika muzikore të ekzekutuara në flautë dhe violinë nga artistët Starova-Mehmeti.

Para një audience personalitetesh të shquara nga jeta publike e fetare, ndër të cilët ishte edhe ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Ocuka Kazuja, përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi, drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani  tha se kjo festë e Krishtlindjes na gjen sërish bashkë me shpresë që në ribërjen e historisë së kombit dhe fesë, Shkupi ynë iliro-dardan t’i rikthejë atributet e dikurshme
që i kishte, atëherë kur Ipeshkvia Shkup-Prizren ishte një faktor mjaft i qenësishëm në ruajtjen e kohezionit tonë kombëtar e shpirtëror.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në jetën publike e familjare të katolikëve shqiptarë të Shkupit, festat ishin pjesë e mbamendjes kolektive në përgjithësi, kurse krishtlindjet ishin buka dhe kripa e gjallimit të tyre fetar e kombëtar. Prandaj, duke iu rikthyer kësaj tradite, ne si Institut po bëjmë përpjekje vetmohuese që në një kënd të kujtesës sonë historike këtu në Shkup, të bëjmë vend edhe për një pjesë të indit tonë kombëtar, i cili nuk guxon të përthahet dhe të asgjësohet. Sepse pa të kaluarën e lavdishme kulturore e fetare të katolikëve shqiptarë të Shkupit, historia jonë kombëtare do ti ngjante një libri vetëm me kopertina por pa asnjë fletë brenda. Edhe kjo festë që po e shënojmë sot bashkërisht këtu në ITSHKSH, është një përpjekje modeste që këtij libri t’i rikthehen fletët e grisura të historisë së dhimbshme të komunitetit katolik shqiptar në Shkup , sepse ata e meritojnë t’i zhvillojnë të gjitha shërbimet fetare në gjuhën e ëmbël të Nënës Tereze”, nënvizoi Asani.

Është kënaqësi e madhe, tha Don Fatmiri, që të kremtojmë Krishtlindjen në qytetin e Gonxhes, shkupjanes së përbotshme, Nënës së madhe të njerëzimit. Në qytetin e Bodanit, por edhe të figurave të mëdha që nga Justiniani e deri në ditët e sotme, që e bëjnë Shkupin qytet të veçantë të kulturës perendimore, nënvizoi nël me të tjerash Koliqi.

Festa e Krishtlindjes pas Shkupit do të kremtohet edhe në Prishtinë, gjegjësisht në Dioqezës Prizren-Prishtinë, duke filluar me pritjten solemne të Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, ora 18.00, për të vazhduar me një program për Krishtlindje në Katedrale nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, duke e përmbyllur ditën me meshën solemne në ora 24.00 në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e dioqezës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share