Festivali “Sunny HIll” zhvendoset në Tiranë

PËRPARIM RAMA: HUMBJE PËR PRISHTINËN DHE KOSOVËN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Te liqeni artificial do të mbahet Sunny Hill Festival ku vetëm një ditë më parë u bë e ditur për zhvendosjen e festivalit nga Prishtina në Tiranë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deri të vendimi për zhvendosjen e festivalit në Tiranë erdhi  për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin.

Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal, në një reagim për media, tha se nuk e ka anuluar apo rikthyer në shqyrtim vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.

Derisa ka pasur edhe nëj reagim të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama i cili  fajin e ka hedhur të qeevria e Kosovës pasi sipas tij ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Kreu i Prishtinës Rama këtë e ka konsideruar humbje të madhe për Prishtinën dhe gjithë Kosovën.

Kuvendi Komunal i  Prishtinës kishte votuar për dhënien me shfrytëzim të tokës  ku parashihej të mbahej festivali për 99 vjet.

Derisa në Kosovë janë të zhgënjyer për ikjen e festivalit në Tiranë është mirëpritur vendimi që festivali Sunny Hill do të mbahet në kryeqytetin shqiptar./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share