Festival i ushqimit dhe verës në Strumicë më 7 shtator në kuadër të Ballkanit të Hapur në bashkëpunim me EXIT

Si vazhdimësi e Panairit të Verës, Ushqimit dhe Turizmit i cili mbahet në Beograd nga 1 deri më 4 shtator, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 7 shtator, në kuadër të nismë Ballkani i Hapur, organizon Festivalin rajonal të Ushqimit dhe Verës në Strumicë. Ky festival i verës dhe ushqimit mbahet në bashkëpunim me organizatën e mirënjohur Exit, organizim i së cilës është edhe ngjarja muzikore e paralajmëruar Get EXITed, ku përveç programit të pasur muzikor do të ofrohet edhe një program specifik dhe interesant etno-gastronomik.

Festivali i ushqimit dhe verës do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët pa pagesë dhe do të mbahet në parkun e qytetit në Strumicë dhe do të ofrojë kantinat më të mira rajonale dhe lokale, ekspozuesit rajonalë të ushqimit, si dhe prodhuesit e specialiteteve tradicionale organike nga kuzhina maqedonase. Të pranishëm do të jenë shefat më të mirë të restoranteve më të njohura të Strumicës dhe nxënësit e Shkollës së Mesme Gastronomike, të cilët së bashku do të përgatisin specialitete lokale.

Kombinimi i verës, ushqimit dhe muzikës është përkufizimi i një feste të paharrueshme. Në festivalin me përmbajtje cilësore të verës dhe ushqimit dhe në bashkëpunim me eventin muzikor Get EXITed, është paraparë një program në pasdite, që do të vijojë me koncerte që do të zgjasin nga ora 18:00 deri në 21:00. Grupi kult maqedonas 21 Vek, diva e re e popit Dina Jashari, grupi muzikor botëror nga Strumica, Orkestra Xhambo Agushevi, si dhe veteranët e hip hopit dhe një nga emrat më të shquar në skenën muzikore maqedonase DJ Goce S.A.F dhe DJ Chvare.

21 Vek është një grup që përbëhet prej tre vetë, me tingull argëtues pop punk. Statusi i magjistarëve maqedonas dhe energjia e pabesueshme që sjellin me vete premtojnë një triumf sa herë që dalin në skenë.

Orkestra Xhambo Agushevi pushton skenat më të mëdha në botë, ndërsa fillimet e tyre shënohen pikërisht në Strumicë.

Dina Jashari është një artiste e re nga Maqedonia e Veriut dhe ritmet e saj moderne të dream pop-it të, soul-it dhe xhazit janë një freskim i vërtetë në skenën muzikore.

DJ Goce ka qenë pjesë e skenës së hip hopit që në fillim të viteve ’90 kur ai dhe grupi i tij S.A.F. publikuan këngën e tyre të parë në vitin 1993. Ai punon si producent për një numër të madh artistësh vendas dhe rajonal, bashkëproducent dhe DJ në emisione televizive, organizon dhe moderon punëtori të ndryshme në vend dhe organizon konventën e tij vinil me DJ Chvare, me të cilin është pjesë e ekipit Funky Fresh.

Në eventin muzikor të paralajmëruar Get EXITed, do të performojnë nga emrat më të njohur në skenën e muzikës elektronike rajonale dhe botërore Deborah De Luca dhe Mahmut Orhan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share