Festimet e Halloween, mes paradave shumëngjyrëshe

Arabia Saudite heq kufizimet për këtë festë, ndërsa meksikanët mbushin rrugët të veshur si personazhe të frikshme

Qytetarët sauditë mbushën bulevardin e Riadit të veshur me kostume të frikshme për Halloween. Njerëz të të gjitha moshave u panë duke bërë foto përpara dekorimeve të Halloween, duke përfshirë skelete, kunguj dhe shtriga.

“Jam shumë i lumtur, ne zakonisht e festojmë këtë në shtëpi me miqtë dhe familjen, është hera e parë që e festojmë në rrugë, jam vërtet shumë i lumtur dhe falënderoj autoritetet e Riadit që na lejuan t’i shohim këto gjëra.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ngjarja, e cila është falas për ata që veshin kostume, u organizua nga Autoriteti i Përgjithshëm i Argëtimit si pjesë e Sezonit të Riadit, një festival vjetor kulturor, argëtues dhe sportiv. Mbretëria ka lehtësuar shumë kufizime sociale vitet e fundit.

Princi i kurorës, Mohammed bin Salman ka hapur vendin për koncerte dhe kinema. Festimet për Halloëeen u zhvilluan edhe në Meksikë. Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e qytetit të Meksikos për të parë paradën plot ngjyra. Halloëeen festohet përpara festës kombëtare më 2 Nëntor që nderon të vdekurit.

Spektatorët u grumbulluan përgjatë Avenida de la Reforma për të parë skeletet gjigante dhe ikona të njohura si piktorja meksikane Frida Kahlo. Gra dhe burra kishin të veshur kostume edhe të përsonazheve të njohura si La Calavera Catrina dhe kërcenin nën tingujt e muzikës meksikane.

Familjet meksikane vendosin altarë në shtëpi si dhe vendosin fotografi dhe kujtime të të dashurve të tyre, shpërndarjnë karamele me kafka, çokollata dhe ushqime tradicionale.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share