Mijëra njerëz festojnë suksesin e Kombëtares
Pas stadiumit, festa e tifozëve shqiptarë ka vijuar më pas në rrugët e Tiranës.
Me këngë dhe flamuj kombëtarë ishin të shumtë ata që vijuan të gëzojnë fitoren 2-0 ndaj Polonisë në akset kryesore.
Jeni duke parë pamje nga festimet në rrugët e kryeqytetit.
Festa ka kaluar pa incidente pasi në akset kryesore ishin angazhuar forca të shumta të policisë.