Festat kthejnë emigrantët në vendlindje

Fluks i shtuar në të gjitha pikat kufitare

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Mbi 7 mijë udhëtarë kanë mbërritur në portin e Durrësit këtë të dielë, duke shënuar dhe ditën me fluksin më të lartë lëvizjesh në këtë pikë kufitare. Pasagjerët, mes tyre dhe të huaj kanë mbërritur me 5 tragete përmes linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës. Sakaq nga ana e policisë së kufirit është dyfishuar numri i pikave të kontrollit të dokumentacioneve duke shmangur radhët e gjata.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përgjatë tre ditëve të fundit nëpërmjet portit të Durrësit kanë hyrë në mbi 20 mijë shtetas shqiptarë mes tyre dhe të huaj që vijnë në vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit.

Fluks i shtuar udhëtarësh është shënuar edhe në Kakavijë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 6696 shtetas shqiptarë.

Në këtë pikë po punohet me 6 sportele dhe deri më tani nuk raportohen radhë.

Ndryshe paraqitet situata në Kapshticë ku si pasojë e numrit të madh të shtetasve që hyjnë në vendin tonë ka sërish radhë të gjata makinash që presin të hyjnë në territorin shqiptar.

Autoritetet raportojnë se në 24 orët e fundit në këtë pikë kanë hyrë rreth 8400 shtetas.

Fluks të shtuar udhëtarësh ka edhe në Qafë-Thanë ku kanë hyrë rreth 4100 shtetas dhe kanë dalë 3400 të tjerë.

E njëjta panoramë shfaqet edhe në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit ku kanë hyrë 4450 persona, por pa krijuar radhë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share