Festat dhe fundjavat e zgjatura! Qytetarët: Tryezë modeste feste dhe bashkë me familjen!

Të krishterët ortodoks tashmë po bëjnë përgatitjet e fundit për të shënuar festën e Krishtlindjes.

Tradicionalisht, në rrethin familjar do të kremtohet edhe Buzmi.

Edhe pse zakonet e Buzmit dhe Krishtlindjes në disa detaje dallojnë nga rajoni në rajon, në përgjithësi përfshihen disa elemente të përbashkëta, para së gjithash për tryezën e festës.

Duket se kriza ekonomike dhe rritja e çmimeëve ka ndikuar në fuqinë blerëse të qytetarëve.

“Si zakonisht, ndonjë sallatë, zakonisht bëj sallatë ruse për vitin e ri ndërsa mish viçi për krishtlindjet, ndonjë sallatë të freskët. Modeste, bukur nuk e di si të them, tubohemi me fëmijtë, janë festa kur familja duhet të jetë bashkë dhe unë jam ithtare e familjes dhe duhet të përforcohet familja”

“Tryezë modeste, si është koha dhe modeste do të jetë. Shpresoj vitin tjetër të jetë më mirë. Do të jemi gjithë në shtëpi, bashkëshortja dhe vajza”

“Tryezë normale, nuk jam ndonjë besimtar I madh, normale do të jetë. Të gjithë jemi në shtëpi”

“E thjeshtë, drekë dhe më pas darkë dhe të gjithë jemi në shtëpi”

Qytetarët thonë se kjo festë është e familjes dhe të gjithë duhet të jenë në shtëpi për Buzmin dhe Krishtlindjen.

“Po, po të gjithë janë në shtëpi dhe do të festojmë siç e do zakoni. Dhe, t`u dëshiroj gjithçka të bukur për gjithë popullin, të ketë paqë dhe këto koka të nxehta të qetësohen”

Buzmi kremtohet më 6 janar, të hënën, kurse më 7 janar të martën kremtohet Krshtlindja. Të hënën është ditë jopune për besimtarët e krishterë, kurse të martën për të gjithë qytetarët.

SPB Shkup njoftoi se nesër do të ketë Regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit të Krishtlindjes.

U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion të respektohen rregullat e policisë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share