Festa e Halloween në Seul, dhjetëra persona pesojnë arrest kardiak

Dhjetëra persona raportohet se pësuan arrest kardiak për shkak të turmës së madhe me njerëz, të mbledhur në një prej zonave më të njohura të jetës së natës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Sipas asaj që shkruan BBC, videot e publikuara në mediat sociale tregojnë një numër njerëzish pa ndjenja që trajtohen në rrugë nga shërbimet e urgjencës, në zonën e Itaewon të qytetit.

Presidenti Yoon Suk-Yeol urdhëroi reagimin ndaj fatkeqësive në këtë zonë, ku ishin mbledhur me mijëra persona, me rastin e Halloween.

Zyrtarët thanë se kishte të paktën 81 paportime për persona të cilën nuk merrnin dot frymë. Dyshimet janë se mes tyre ka edhe të vdekur.

Në zonë mësohet se ishin të paktën 100,000 mijë persona, të mbledhur për të festuar Halloween-in pa maska në ambient të hapur, për herë të parë që nga pandemia./tvklan.al

Lexo gjithashtu

Tërmet në Itali

Një tërmet me fuqi prej 4,2 shkallësh ndodhi të mërkurën herët në një fushë vullkanike afër Napolit të…
Më tepër
Total
0
Share