Festa e ditëlindjes që përfundoi në tragjedi në Spanjë

Zjarri në lokalin e natës shkaktoi 13 viktima në Spanjë

Festa e ditëlindjes së një të riu në Spanjë u shëndërrua në një tragjedi me 13 viktima. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie ndërsa pritet që bilanci të thellohet.

“Mami të dua, po vdes”. Kjo është dëshmia rrënqethëse e babait të një viktime në një klub natë në Spanjë që tregon mesazhin e fundit që vajza e tij 28-vjeçare i kishte dërguar të ëmës.

Sipas asaj që ai rrëfen për mediat vendase e reja i ka dërguar një mesazh zanor në orët e para të mëngjesit në të cilin dëgjohej duke qarë. Që atëherë ai nuk ka mundur të kontaktojë më me të.

Ajo që ishte nisur si një festë ditëlindje fatkeqësisht u shndërrua në një tragjedi me 13 viktima, një bilanc që mund të thellohet në orët në vijim.

Një i ri nga Nikaragua kishte mbledhur më shumë se njëzet familjarë dhe miq të Shtunën për të festuar ditëlindjen e tij të 30-të në këtë lokal nate. Mes viktimave janë edhe nëna, motra, por edhe vëllai i tij.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia po hetohen.

Kryeministri Pedro Sánchez, shprehu në rrjetet sociale ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave. Tragjedia në Murcia është një nga ngjarjet më të rënda në Spanjë që nga viti 1990, kur 43 persona humbën jetën në një klub nate.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share